Anulohen edhe fluturimet Maqedoni - Turqi

Maqedonia

Anulohen edhe fluturimet Maqedoni - Turqi

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 17:34
Turkish Airlines

Pas anulimit të fluturimeve të mëngjesit, janë anuluar edhe fluturimet e mbrëmjes të kompanisë ajrore "Turkish airlines" në aeroportin TAV-"Aleksandri i Madh".

Është anuluar fluturimi i TK 1006 në orën 22:55 nga Shkupi për në Stamboll, si dhe aterimi i aeroplanit TK 1005 nga Stambolli për në Shkup në orën 20:00.

Sipas web faqes së TAV - aeroporti "Aleksandri i Madh" në Shkup, në të cilin janë shfaqur fluturimet dhe aterimet e fluturimeve të aeroplanëve, janë anuluar fluturimet e mëngjesit dhe të mbrëmjes të kompanisë ajrore "Turkish Airlines" nga Stambolli për në Shkup dhe nga Shkupi për në Stamboll.

Është anuluar fluturimi nga Shkupi për në Stamboll TK 1004 për mëngjesin e sotëm në orën 09:25 të "Turkish Airlines", si dhe aterimi i aeroplanit nga Stambolli për në Shkup TK 1003 i paralajmëruar për në orën 08:30. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat