Vendim për mbrojtjen e pyjeve nga zjarri

Maqedonia

Vendim për mbrojtjen e pyjeve nga zjarri

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 15:08
Ilustrim

Nga data 6 korrik ka hyrë në fuqi vendimi për kufizimin e lëvizjes për të gjithë personat nëpër pyje nga ora 7.00 deri në ora 17.00. Vendimi mbetet në fuqi deri më 15 gusht. Qëndrimi nëpër pyje në këtë periudhë, lejohet vetëm me qëllim të pushimit.

“ Unë besoj se kjo është një iniciativë shumë e mirë, secili ka dëshirë të dale në piknik por ama duhet të kihet kujdes e jo të shkaktojmë dëme”.

“ Një vendim i mirë dhe bash si duhet mirëpo bëj apel që të kihet kujdes mos të shkaktohen zjarre, të jemi shumë të kujdesshëm ta ruajmë ambientin, mjedisin për ne për popullin për at vend aty”.

“Po më mire është me marr leje sepse po ka njerëz të cilët po dalin ë piknik ku po shkaktojnë dëme po dhezin zjarre ku pastaj po dhezen edhe pyjet, kështu që më së miri me leje”. 
Drejtori i ndërmarrjes ‘Pyjet e Maqedonisë’ për rajonin e Kumanovës, Vaid Saiti, thotë se këto masa ndërmerren për ti mbrojtur pyjet, të cilat fatkeqësisht nga neglizhenca e faktorit njeri po shkatërrohen pamëshirshëm.

“Gjatë këtyre ditëve të nxehta dëmet po janë të mëdha në ndërmarrjen e pyjeve ku si për shembull viteve të kaluara në zonën e Karadakut kemi patur zjarre të mëdha ku patëm mbi 1.800 hektarë pyje të dëmtuara të djegura. Lejohet dalja prej ora 7:00 deri në ora 17:00, por do të lejohet me leje adekuate për ditën e shtunë dhe të diel, por që do të jenë nën mbikëqyrje të punëtorëve të NP”Pyjet e Maqedonisë”, tha Vaid Saiti , Drejtor i NJP “ Pyjet e Maqedonisë “ në Kumanovë.

Si pasojë e zjarreve vetëm gjatë viteve të fundit në malet e Karadakut janë shkatërruar tërësisht mbi 1.800 hektarë me pyje edhe atë kryesisht me pisha, siç ishte së fundmi rasti i djegies së pyjeve mbi fshatin Sllupçan të Likovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat