LSDM nuk lëshon pe për kompetencat e MPB-së

Maqedonia

LSDM nuk lëshon pe për kompetencat e MPB-së

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 21:41
LSDM

LSDM-ja opozitare nuk heq dorë nga qëndrimi se ministri i Brendshëm duhet ti ketë patjetër të gjitha kompetencat mbi ministrinë me të cilën udhëheq. Nga opozita thonë se të gjithë pjesëmarrësit në negociatat, duke përfshirë edhe VMRO - DPMNE do të duhet ti respektojnë ligjet.

"Sipas ligjeve në Maqedoni dhe Ligjin për Qeverinë, me ministritë udhëheqin ministrat. Nuk mund të bëhet asnjë përjashtim që me Ministrinë e Punëve të Brendshme të udhëheq dikush tjetër. Fortë do qëndrojmë në qëndrimin se ministri i brendshëm që të mbajë të gjitha përgjegjësitë që i ka, do të duhet në tërësi ti ketë të gjitha kompetencat dhe autorizimet që i ka të caktuara me ligj. LSDM nuk do të heq dorë nga ky qëndrim", tha Lupço Nikolovski, anëtar i këshillit ekzekutiv.

Nikolovski konfirmoi se këtë fundjavë kanë pasur konsultime ndërpartiake, por nuk dha më shumë detaje. Çdo gjë që është dakorduar do të prezantohet nesër, por vetëm në qoftë se vazhdojnë negociatat. Nga opozita thonë se shpresojnë në veprime të matura të të gjitha partive politike që morën pjesë në negociatat, veçanërisht të VMRO- DPMNE-së në pushtet. 
Jozyrtarisht mësohet se opozita do ti merr të njëjtat poste në qeverinë kalimtare, MPB dhe ministrinw pwr Punë dhe Politikë Sociale. Palwt janë pajtuar qw qeveria kalimtare të ketë mandat 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, datë qw varet nga ajo nëse do ketë konsensus për çështjet tjera të hapura. Si mundësi e mbajtjes së zgjedhjeve përmenden muaji nëntor ose dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat