Policia arreston tre shqiptar, një maqedonas, ja emrat e tyre

Maqedonia

Policia arreston tre shqiptar, një maqedonas, ja emrat e tyre

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 22:17
Policia shqiptare

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur kapjen e një grupi të trafikut të drogës nga Shqipëria në Maqedoni.

Gjatë operacionit “Domosdova”, Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, sekuestruan 6 kg kanabis; dhe vunë në pranga 4 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.Të arrestuar janë: Myzafer Saljiu, 37 vjeç, banues në fshatin Studeniçan Maqedoni. Vangjel Bogdani, 56 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Vjonilda Rozani, 30 vjeçe, banuese në Korçë. Aleksansdër Trpevski, 30 vjeç, banues në Shkup Maqedoni.

Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi I.A, 54 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, në banesën e të cilit u gjet edhe lënda narkotike.

Gjatë kontrollit në banesën e marrë me qira nga I.A, u gjet edhe një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, kalibër 7.65mm.

Lënda narkotike dyshohet se do të trafikohej për në shtetin e Maqedonisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat