Kriza politike në Maqedoni, vazhdojnë bisedimet e grupit të punës

Maqedonia

Kriza politike në Maqedoni, vazhdojnë bisedimet e grupit të punës

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 10:15
Ilustrim

Bisedimet e grupit të punës në Maqedoni për zgjidhjen e ngërçit politik në të cilën ndodhet vendi pritet të vazhdojnë sot pasi mbrëmë ato mbaruan pa asnjë marrëveshje.

Bisedimet u bllokuan tek kompetencat e ministrit të ardhshëm të punëve të brendshme, i cili në qeverinë kalimtare do të emërohej me propozim nga opozita.

 Paraprakisht aktivistë të OJQ-vë kërkuan përfshirje në bisedimet për dalje nga kriza politike.

Sipas përfaqësuesve të partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, për disa çështje të debatueshme thuajse marrëveshja është arritur, përfshirë këtu mënyrat e verifikimit të votuesve të diasporës si dhe për çështjen e mediave ku pritet të rregullohet me formimin e një trupi të veçantë i cili do të kishte për detyrë kontrollin e raportimit të mediave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat