“Baba” i Manastirit, edhe në arrest shtëpiak edhe kryetar i komunës

Maqedonia

“Baba” i Manastirit, edhe në arrest shtëpiak edhe kryetar i komunës

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 10:35
Vlladimir Taleski

Edhe pse tanimë 28 ditë është në paraburgim shtëpiak, kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, udhëheqë me komunën prej në shtëpi.

Këshilltarët opozitar janë të revoltuar që shërbimi i korrierëve i dorëzon dokumente Taleskit për nënshkrim, me çka ai praktikisht vazhdon ta kryej funksionin e kryetarit, edhe pas dyshimit për krim financiar.

Ata pyesin se pse Taleskit nuk i është marrë autorizimi dhe si është e mundur që ai të ketë qasje te dokumentet e komunës, kur masa për paraburgim shtëpiak i është shqiptuar për shkak të mundësisë për ikje, ndikimit ndaj dëshmitarëve dhe shkatërrimit dhe falsifikimit të gjurmëve nga vepra penale.

Paraburgimi i Taleskit ka lënë pasoja ndaj funksionimit të Komunës së Manastirit, ndërkaq një pjesë e këshilltarëve ankohen se nuk kanë marrë kompensimet të cilat paguhet për angazhimin e Këshillit.

Në seancën e fundit të Komunës së Manastirit, këshilltarët opozitar kërkojnë dorëheqje nga Taleski dhe emërim të zëvendëskryetarit deri në zgjedhjet lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat