Gjykata vazhdon të refuzojë t'i shqiptojë masë kujdesi Jankullovskës

Maqedonia

Gjykata vazhdon të refuzojë t'i shqiptojë masë kujdesi Jankullovskës

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 17:11
Gordana Jankullovska

Gjykata Penale e Shkupit refuzoi masën e kujdesit ndaj ish-ministres së Brendshme të Maqedonisë Gordana Jankullovska.

Ajo dyshohet nga Prokuroria Speciale Publike për rastin “Fortesa”, respektivisht shkatërrimin e pajisjes me të cilin ishte kryer përgjimi joligjor.

PSP-ja kërkoi nga gjykatësi në procedurë paraprake që Jankullovës t'i merret pasaporta dhe kohë pas kohe të paraqitet në gjykatë.

Nga Gjykata njoftuan se personat e tjerë gjithashtu të dyshuar për këtë lëndë do të thirren në mënyrë plotësuese në pyetje, pasi procedura ndaj tyre ishin ndërprerë kur ekipi i Janevës kërkoi ndryshimin e gjykatëses në procedurë paraprake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat