Shkarkohet nga detyra Goran Grujovski

Maqedonia

Shkarkohet nga detyra Goran Grujovski

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 17:29
Mitko Çavkov

Goran Grujovski është shkarkuar nga detyra kryeshef i Drejtorisë së pestë në DSK. Këtë e bëri të ditur vet ministri i brendshëm Mitko Çavkov duke sqaruar se Grujovski dje kishte ndërprerë pushimin mjekësor ndërkohë që MPB-ja kishte shfrytëzuar këtë moment për ta shkarkuar nga detyra kryeshef i Drejtorisë.

Çavkov nuk kishte njohuri nëse Grujovski vazhdon të shkojë në punë dhe nëse është emëruar në ndonjë post tjetër. Grujovski është i akuzuar në lëndën “Fortesa” të cilën e udhëheq Prokuroria Speciale që ka të bëjë me shkatërrimin e pajisjes për përgjim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat