PPD: Bisedimet në Përzhino, teatër qesharak

Maqedonia

PPD: Bisedimet në Përzhino, teatër qesharak

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 09:07
PPD

Kanë filluar reagimet e partive politike që nuk ishin pjesë e bisedimeve. Partia për Prosperitet Demokratik me një reagim i ka quajtur këto bisedime si teatër qesharak.

”Partia për Prosperitet Demokratik konstaton se bisedimet e deritashme midis katër partive politike për dalje nga kriza aktuale politike më tepër i kanë ngjarë një teatri qesharak politik se sa një përpjekjeje serioze për të dakorduar një platformë të shëndoshë për shërimin e shoqërisë nga kanceri i kriminalitetit ekonomik e politik aktorë të së cilit kanë qenë shumica e pjesmarrësve në bisedime. PPD as që ka pritur më tepër nga këta aktorë të bisedimeve sepse pamjet filmike qartë tregonin se prej bashkëbiseduesve shqiptarë që në takime shkonin me duar në xhepa dhe krahëpërveshur si pelivana nuk duhej pritur më tepër se sa edhe vetë ata e informuan opinionin.” thuhet në reagimin e PPD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat