Gruevski: Të zbatohet marrëveshja ndërpartiake

Maqedonia

Gruevski: Të zbatohet marrëveshja ndërpartiake

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 17:07
Nikolla Gruevski

Mirë është që dje erdhi deri te marrëveshja mes partive politike. Kjo para se gjithash është për të mirën e shtetit për çka është e mundur më shpejtë të ketë zgjedhje dhe t’i vihet fund krizës politike në Republikën e Maqedonisë të shkaktuar nga opozita, vlerësoi sot në Prilep lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Ai tha se shpreson që këtë herë opozita nuk do të kërkojë sërish alibi për anulime të reja dhe bojkotime të zgjedhjeve.

“E dimë se LSDM-ja ka histori të pasur të shmangies së zgjedhjeve dhe në kërkesë të alibisë për bojkotim të zgjedhjeve. Për këtë është shumë e rëndësishme marrëveshja e djeshme të zbatohet dhe të implementohet që të mos kemi sërish përpjekje të opozitës që në fazën e implementimit të shmangë ose të shtyejë diçka. Shpresoj se këtë herë do të luajnë ndershëm  dhe se në kohë do të zbatohet gjithçka që është dakorduar që të mundet këtë vit të mbahen zgjedhje dhe t’i jepet mundësi popullit ta japë mendimin e tij”, tha Gruevski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Tani është koha që populli, potencon ai, të shprehet se politika e kujt dhe cilën garniturë e përkrah.

“Tani është koha t’i jepet mundësi e dytë popullit të tregojë se cilën politikë e përkrahë dhe cilën mënyrë të punës e përkrah, përkatësisht cilën parti politike e përkrah  dhe cilën garniturë politike. Na dëgjuan neve, na panë neve, i dëgjuan ata, i kanë parë mirë ata, ashtu që koha është t’u jepet mundësi popullit të zgjedh pas përfundimit të krizës politike se si Maqedonia të lëviz në katër vitet e ardhshme”, tha Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat