Vazhdohet masa e sigurisë për vrasësin e Almirit

Maqedonia

Vazhdohet masa e sigurisë për vrasësin e Almirit

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 21:39
Almir Iliç

Boban Iliç, i akuzuari për vrasjen e Almirit të vogël do të qëndrojnë edhe 30 ditë të tjera në burg. Pas mbarimit të paraburgimit fillestar, Prokuroria ka vlerësuar se Iliç patjetër duhet të qëndrojë në burg pasi ka ende nevojë për hulumtime dhe analiza, ndërkohë që rreziku nga ikja e tij është i pranishëm.

Këtë e konfirmoi avokati mbrojtës i familjes së dëmtuar Aliu. Avokati Asmir Alispahiç për televizionin Shenja tha se kjo vepër është shumë e rëndë prandaj Iliç nuk kishte si ti ikë paraburgimit. Kohë më parë nga Prokuroria Themelore thanë se zgjatja e paraburgimit bëhet për shkak se ekspertizat e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti ende nuk janë tërësisht të gatshme. Nuk janë të gatshme analizat e obduksionit të trupit të Almirit. Ende priten ekspertizat e veturës dhe të video incizimit të kamerave të sigurisë, por edhe të gjendjes psikike të autorit të dyshuar Boban Iliç, si në momentin e kryerjes së aktit ashtu edhe pas vrasjes.

Katërvjeçari u shkel me veturë nga Boban Iliç një muaj më parë, edhe atë në prani të prindërve të tij. Ngjarja ndodhi pas një zënke banale që pati Iliç me familjen e vogëlushit të ndjerë. Almiri pësoi më së shumti nga gjithë familja pasi nuk u duroi plagëve të marra nga goditja e makinës. Pas një jave qëndrim në spital dhe luftë për të qëndruar në jetë, megjithatë Almiri nuk arriti të durojë.

Menjëherë pas ngjarjes Prokuroria Themelore e Kumanovëskërkoi paraburgim 30 ditor për Iliçin i cili u miratua. Ai ngarkohet me veprën penale vrasje me paramendim dhe për tentim për vrasje, ndërsa babait të Almirit dhe disa familjarëve të tij dhe të Boban Iliçit iu caktuan padi kundërvajtëse.

Neni 123 i Kodit Penal parashikon dënim minimal prej 10 vjetësh për vrasje me paramendim, sidomos nëse personi i akuzuar ka vënë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë. Dënimi maksimal për këtë vepër është burg i përjetshëm. Por ekziston mundësia e zbutjes së dënimit nëse dëshmohet se Boban Iliçi nuk ka qenë në gjendje të kthjellët mendore gjatë kryerjes së aktit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat