As qytetarët e Maqedonisë nuk heqin dorë nga pushimet në Turqi

Maqedonia

As qytetarët e Maqedonisë nuk heqin dorë nga pushimet në Turqi

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 09:07
Pushimet verore

Qytetarët e Maqedonisë nuk heqin dorë nga udhëtimet për pushime verore në Turqi. Agjencitë turistike që organizojnë fluturime në këtë vend thonë se numri i qytetarëve që i kanë anuluar prenotimet për pushime është i vogël.

Një pjesë e madhe e tyre janë lajmëruar që të pyesin për gjendjen e sigurisë, por fluturimet çarter edhe më tej janë përplot, thonë punonjësit turistik.

“Çarterin e ardhshëm e kemi më 22 korrik, vendet janë të mbushura, nuk ka asnjë vend të zbrazët, kishte një numër të vogël të anulimeve, hamendjeve, disa që anuluan përsëri u kthyen për t’i rezervuar përsëri, kështu që ne vazhdojmë në mënyrë normale që ti ofrojmë prenotimet tona për Turqi”, tha Suzana Zelenikovska , agjencia Fibula.

Sipas të dhënave për shkak të situatës së sigurisë, Turqia ka humbur rreth 10 milion turistë. Nga Oda ekonomike e Maqedonisë nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e prenotimeve të anuluara për në Turqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat