Zaev, i kënaqur me marrëveshjen e re

Maqedonia

Zaev, i kënaqur me marrëveshjen e re

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 18:02
Zoran Zaev

Marrëveshja e re për zgjidhjen e krizës politike është e përshtatshme dhe e pranueshme për qytetarët dhe LSDM-në, deklaroi sot lideri opozitar Zoran Zaev.

Ai tha se me këtë dokument sigurohen hapat minimal për rregullimin e medieve përmes formimit të  turpit “ad hoc” dhe pastrimit të Listës Zgjedhore.

“Me këto dy faza, presim një raportim të balancuar të medieve, presim respektim të standardeve profesionale, kodekseve etike, jo shpërndarjen e urrejtjes nga ana e medieve në Republikën e Maqedonisë, me qëllim që të paraqesim një shprehje sa më të mirë të vullnetit të lirë të qytetarëve.

Njëkohësisht procesi në KSHZ që duhet të përfundoj në 30 ditët e ardhshme, dhe në fund do të konstatojmë ne liderët e katër partive politike, duhet që ta definoje Listën Zgjedhore se nuk do të jetë as 1.813.000 ose 1.804.000, por do të jetë midis 1.550.000 ose 1.580.000 votuesve.

Kjo është tashmë diçka e re, diçka e drejtë, tërësisht po largohet mundësia që të keqpërdoren votuesi eventual në Listën Zgjedhore, e cila në mënyrë shtesë do ta garantoj shprehjen e garantuar të vullnetit të qytetarëve”, deklaroi Zaev. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat