Votohet Kodi zgjedhor!

Maqedonia

Votohet Kodi zgjedhor!

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 09:23
Kuvendi i Maqedonisë

Në lidhje me miratimin e ndryshimeve në Kodin zgjedhor, por jo edhe ndryshimet e ligjeve tjera të cilët u akorduan në Marrëveshjen e katër partive politike, Partia Demokratike Shqiptare mbrëmë e ka braktisur debatin për kodin zgjedhor që u zhvillua në Kuvend duke porositur partitë e tjera, veçanërisht partnerët e koalicionit që t’i thirrin kur të merren vesh.

“Ne në këtë grup punues në këtë sallë jemi për shkak të garancive të faktorit ndërkombëtarë për zgjedhje fer dhe kredibile. Ju na thatë që jeni marrë vesh, por duket që nuk qenkeni marrë vesh. Kur të merreni vesh na thirrni, ne do të vijmë”, tha koordinatori i PDSH-së, Imer Aliu, pas çka ai dhe dy deputetë të tjerë të PDSH lëshuan mbledhjen e komisionit për sistem politik.

Më herët në Kuvend shpërthyen përplasjet mes OBRM-së dhe BDI-së. Këta të fundit kërkojnë tërheqjen e ndryshimeve të kodit zgjedhor, pasi siç mësohet nuk pajtohen me zgjidhjen e ofruar për 39 mijë votuesit e diasporës.

Me 92 vota për, 3 kundër dhe 1 i përmbajtur u votuan ndryshimet e Kodit Zgjedhor të Maqedonisë.

Por kundërshtime u vërejtën edhe brenda BDI ku të gjithë deputetët votuan kundër ndërsa vetëm Artan Grubi votoi pro propozim-ndryshimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat