Policia pengon aksionin e Lëvizjes BESA

Maqedonia

Policia pengon aksionin e Lëvizjes BESA

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 21:04
Lëvizja BESA - Logo

Policia kufitare nuk lejoi të rinjtë e Lëvizjes BESA të organizojnë aksionin ”Mirë se vini të dashur mërgimtarë”. Ata përmes fletushkave deshën t’í paraqesin problemet e Maqedonisë që mërgimtarët në vendlindje të jenë të njoftuar për mangësitë. Nga forumi i të rinjve thanë se qëllimi i tyre ishte mirëpritja e mërgimtarëve dhe se pengesa e tyre ishte e pashpjegueshme.

“Ne sot, forumi i Lëvizjes Besa, donim që të organizonim aksionin mirëseardhje mërgimtarëve me të vetmin qëllim që t’i presim ato dhe tu dëshirojmë mirëseardhje të ngrohtë”, tha aktivistja e Lëvizjes BESA, Xhevrie Tahiri.

Lëvizja BESA kërkon përgjegjësi për ndërprerjen e këtij aksioni nga ana e MPB-së, edhe pse siç thonë, kishin respektuar të gjitha procedurat për paraqitjen e aksionit.

“Por ama edhe përkundër faktit që kërkesa jonë ju drejtua MPB-së ata sot pa asnjë shpjegim konkret nuk na lejuan ta realizojmë aksionin. Presim shpjegim nga MPB-ja”, theksoi Tahiri.

Ata thanë se mërgimtarëve u dëshirojnë mirëseardhje në shtetin e tyre  dhe urojnë që viti tjetër  t’i gjejë me pushtet të ri që i nderon dhe i respekton para se gjithash si njerëz, por edhe si qytetarë të barabartë të këtij vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat