Përçarje në BDI, Aliti kërkon përgjegjësi nga Ahmeti dhe Grubi

Maqedonia

Përçarje në BDI, Aliti kërkon përgjegjësi nga Ahmeti dhe Grubi

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 10:24
Rafis Aliti

Deputeti Rafis Aliti, kërkon përgjegjësi nga Ali Ahmeti dheArtan Grubi, pas votimit të mbrëmshëm të ndryshimeve të Kodit zgjedhor.
Ai pohon se Grubi ka nënshkruar ligjin duke mos informuar grupin parlamentar dhe organet partiake për këtë.

Ai kërkon që sa më shpejtë të mblidhet Kryesia qendrore e partisë, në të cilën do të kërkojë sqarim për veprimin e tillë. Aliti ka shprehur gatishmëri që edhe vetë para anëtarëve të tjerë dhe elektoratit për të sqaruar se pse ka votuar kundër.

Deputeti Artan Grubi, nuk ka dashur në mënyrë të drejtpërdrejtë të përgjigjet, sepse sipas tij, nuk i ka konsultuar kolegët nga partia. Ai ka thënë se personalisht nuk ka problem me asnjë nga partia dhe se për të ka rëndësi që tani më gjithçka ka përfunduar.

Vetëm tre deputetë votuan kundër shlyerjes së 40 mijë votuesve kontestues në listën zgjedhore, si dhe për vendosjen e 170 mijë votuesve nga diaspora në listë të veçantë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat