Partitë vazhdojnë takimet për marrëveshjen “Përzhina 2”

Maqedonia

Partitë vazhdojnë takimet për marrëveshjen “Përzhina 2”

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 00:42
Foto arkiv

Përfaqësuesit e katër partive politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinës  që ranë dakord për ndryshime në fushën e mediave, kompetencave dhe mandatin e e ministrave opozitar në qeverin kalimtare si dhe ligjit për MPB nesër do të takohen për të harmonizuar ligjet të cilat  në periudhën që vjen duhet të kalojn në Parlament.

Takimi i nesërm është si një kompromis pas insistimit të pushtetit të premten të kalojn  të gjitha ligjet  për të cilat arritën marrëveshje me 20 korrik dhe qëndrimin e opozitës që të mos nxitojnë që të harmonizojn ligjet në momentin e fundit, veçanërisht kur bëhet fjal për ligjet për mediat për shkak se është një sferë e ndjeshme.

Artan Grubi nga BDI sqaron se deri në realizimin e takimit të liderëve të cilët duhet të  vlersojnë nëse janë plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike dhe të  besueshme, KSHZ-ja  duhet të filloj punën në ndryshimet  lidhur me votuesit e  kontestueshëm nga LSDM-ja opozitare.

“Deri në takimin e lidërve për vlerësimin se a janë përbushur kushtet a jo, do të përqëndrohemi në pastrimin e listës zgjedhore dhe puna kryesisht do të jetë në KSHZ nëpërmjet regjistrimit aktiv të 39502 votuesve të cilëve ju mundësohet dy herë që ta regjistrojnë veten dhe ta verifikojnë të drejtën e tyre të votës. Nuk është interes i asnjërit prej nesh të ketë votues fiktiv dhe votues inegzistent në listën zgjedhore. Njëherë e përgjithmonë duhet të përcaktohemi që lista zgjedhore është e pastër dhe të ketë besim çdo qytetar i RM-së dhe çdo parti politike në vend” – tha Artan Grubi nga BDI.

Nga KSHZ-ja thonë se Komisioni Shtetëror do të përgatisë udhëzime, formularin e aplikimit dhe do të postoj një shpallje publike e ëeb-faqen e KSHZ-së, si dhe në ueb faqet e përfaqësive konsullore-diplomatike, që të informohen edhe shtetasit e Maqedonisë të cilët jetojnë jashtë vendit.

Deri të martën në ueb faqen e KShZ do të publikohen emrat e të dhënave kontestuese në Listën zgjedhore.

Afati për paraqitje e 39 mijë e 502 votuesve të kontestuar është 25 ditë. Këto obligime të reja KShZ i ndërmerr pas publikimit të sotëm në Gazetën zyrtare të ndryshimeve të Kodit zgjedhor.

Nëse tre ose më tepër anëtarë të KShZ dyshojnë se paraqitja nuk është e saktë, në afat prej 10 ditësh mund të kërkojnë që personi të paraqitet personalisht, por nëse jeton jashtë vendit mund të lidhen me të përmes video-konferencës.

Nëse në afat prej 35 ditësh, këto qytetar nuk dëshmojn të drejtën e votës do të fshihen nga Lista zgjedhore. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat