A iu bë atentat presidentit Boris Trajkovski? Dalin faktet

Maqedonia

A iu bë atentat presidentit Boris Trajkovski? Dalin faktet

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 09:48
Ish presidenti maqedon, Boris Trajkovski.

Ora e njërit prej personave të vrarë në Kingerin presidencial arriti deri në duart e Omer Kuliq, hetues ndërkombëtar për vdekjen e ish-kryetarit Boris Trajkovski.

Avokati Ignat Pançevski u takua me shefin e komisionit ndërkombëtar dhe para tij theksoi se presidenti Boris Trajkovski dhe anëtarët e kabinetit janë viktimë e atentatit.

Kjo orë e ngelur në kohën që dallon prej kohës zyrtare të aksidentit ishte dëshmia e vetme e prezantuar në takimin e sotëm të cilën tentuan që ta fshehin nga sytë e publikut.

Image
Ora e njërit prej personave të vrarë në Kingerin presidencial

Dëshmitë tjera materiale, Pançevski, i ka ruajtur për takimin e radhës me hetuesit.

“Njohuritë e mia janë të dobishme për të gjithë, por ato e dëshmojnë atentatin. Për dëshmitë e mia nuk duhet komision”, deklaroi Ignjat Pançevski.

Se dëshmitë e Pançevskit a do të janë pjesë e hetimit të ri ende nuk dihet.

Kuliq nuk e përjashtoi mundësinë që thëniet kundërshtuese të janë nën shqyrtimin e komisionit ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat