Gruevski: Goditjet nga kriza politike janë amortizuar

Maqedonia

Gruevski: Goditjet nga kriza politike janë amortizuar

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 10:44
Gruevski

Rritja e qarkullimit në prodhimin industrial jep shpresë se punët shkojnë në drejtim të mirë dhe se goditjet nga kriza politike në një farë mënyre janë amortizuar, tha Gruevski dje para banorëve të Komunës së Debarcës.

Gruevski theksoi se tani për tani ekonomia po qëndron mirë dhe në të kundërtën të gjitha ndikimet negative të krizës artificiale nga LSDM.

‘Ajo çka është domethënëse dhe gëzon, janë të dhënat në këtë periudhë, prodhimi industrial është rritur për 11.4 përqind. Kjo jep shpresë se punët po shkojnë në drejtim të mirë. Gjithashtu kjo jep shpresë se goditjet çka vijnë nga kriza politike janë amortizuar. Por, 11.4 % e rritjes së qarkullimit në industri do të thotë se ekonomia tani për tani qëndron mirë’, tha ndër të tjera Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat