Maqedoni - Nafta pak më lirë, benzina mbetet me çmim të njëjtë

Maqedonia

Maqedoni - Nafta pak më lirë, benzina mbetet me çmim të njëjtë

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 15:31
Ilustrim

Çmimet e derivateve disel prej sonte në mesnatë ulen për një denar për litër, ndërsa çmimi i benzinës mbetet i njejtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Me vendimin bëhet ulja e çmimeve të rafinerive dhe atyre me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,96, përkatësisht për 1,2 për qind.

Çmimet e shitjes me pakicë të EUROSPUER BS-95 dhe të EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë, përkatësisht mbeten 61 dhe 63 denarë për litër (1 euro = 61,5 denarë). Çmimi i ri i EURODISEL (D-E V) do të jetë 48, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) 36,5 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së p-ër 0,15 denarë për kilogram ulet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do tëp paraqesë 22,763 denarë për kilogram.

Si shkak për ndryshimin e çmimit të derivateve të naftës nga KRRE i cekin për 2,6 për qind çmimin më të ulët mesatar të naftës së papëërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e fundit dhe për 0,42 për qind kursin më të lartë të denarit në raport me dollarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat