Takim lamtumire Zaev-Orav: Zgjedhje fer dhe demokratike në dhjetor

Maqedonia

Takim lamtumire Zaev-Orav: Zgjedhje fer dhe demokratike në dhjetor

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 15:49
Foto nga takimi Zaev-Orav

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka takuar Euro-Ambasadorin dhe të dërguarin e KE-së në Maqedoni Aivo Orav në takim lamtumire ku është folur për zgjedhjet dhe kushtet e tyre.

”E ardhmja e Maqedonisë është në BE dhe NATO. Hapi i parë për zgjedhje të lira dhe demokratike është pastrimi i listave. Në zgjedhje të rregullta do të fitojë LSDM e cila do të kthejë besimin te populli.” tha mes tjerash Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Edhe Orav tha se Maqedonia duhet të orientohet në përmbushjen e kushteve për tu anëtarësuar në NATO dhe BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat