Hahn: Marrëveshja të materializohet pa vonesë!

Maqedonia

Hahn: Marrëveshja të materializohet pa vonesë!

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 15:50
Johannes Hahn

Lajmet e mira për marrëveshjen e arritur politike në Maqedoni tani duhet të materializohen përmes zbatimit të plotë të marrëveshjes pa vonesë, tha komisioneri i BE-së për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn në një takimin joformal të ministrave për çështje evropiane, të organizuar në kuadër të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të Bashkimit Evropian, ku dje dhe sot u mbajt në Bratisllavë, në të cilën mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë për çështje evropiane, Arbër Ademi.

Siç deklaroi Sekratariati për Çështje Evropiane, ai vlerësoi se javëve të fundit ka progres serioz në procesin e eurointegrimeve pothuajse në të gjitha vendet e rajonit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat