Alarmohet policia, për një ditë zhduken tre persona në Maqedoni

Maqedonia

Alarmohet policia, për një ditë zhduken tre persona në Maqedoni

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 16:50
Ilustrim

Tri raste të zhdukjes së personave janë paraqitur gjatë ditës së djeshme në tri qytete të ndryshme të Maqedonisë, njoftoi policia.

Në stacionin policor në Velusinë të Manastirit është paraqitur zhdukja e vajzës R.A. (27) nga fshati Velusinë. Familjarët e kanë njoftuar policinë se ajo është larguar nga shtëpia të premten, respektivisht më datë 22 korrik.

Në stacionin policor në Çair të Shkupit, 52 vjeçari me iniciale T.S. nga Shkupi ka njoftuar policinë se një ditë më parë (të shtunën) rreth orës 19, djali i tij J.S. (19) është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur.

Rast i zhdukjes së një personi është paraqitur edhe në stacionin policor në Tetovë. Personi I.B. (41) nga fshati Strimnicë, ka njoftuar policinë se me datë 23.07.2016 rreth orës 22, në drejtim të panjohur është larguar djali i tij 21 vjeçar, me iniciale V.B. Policia thotë se është duke ndërmarrë masa për gjetjen e këtyre personave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat