Zhernovski sot do të jep dëshmi në PSP për “Shkupi 2014”

Maqedonia

Zhernovski sot do të jep dëshmi në PSP për “Shkupi 2014”

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 16:21
ilustrim

Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, sot duhet të paraqitet në Prokurorinë Speciale Publike (PSP), ku është thirr për të dhënë dëshmi në lidhje me projektin “Shkupi 2014” dhe me Planin Detal Urbanistik “Mall Ring”.

“Bëhet fjalë për zonën qendrore të qytetit, ku janë vendosur përmendoret dhe objektet e projektit të Qeverisë “Shkupi 2014”, thuhet në kumtesën e Komunës Qendër.

Nga atje rikujtojnë se pas marrjes së funksionit – kryetar i Komunës Qendër nga ana e Zhernoskit, janë porositur raporte të auditimit për projektin “Shkupi 2014”, të cilat kanë konstatuar një sërë parregullsi dhe shkelje ligjore.

Nga PSP, për shkak të interesit të procedurës hetimore, nuk zbulojnë më shumë detaje, as nuk kanë dhënë informata në lidhje me ftesat e dërguara edhe te personat tjerë në lidhje me hetimin e projektit.

“Ju njoftojmë se bëhet fjalë për procedurë hetimore, e cila është e fshehtë dhe për këto arse nuk kemi mundësi të zbulojmë më shumë informata”, thonë nga PSP.

Pas dëshmisë së Zhernovskit, ashtu siç informon kabineti i tij, ai do të jep deklaratë për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat