Përplasje në Parlamentin maqedonas rreth rishimkimit të buxhetit

Maqedonia

Përplasje në Parlamentin maqedonas rreth rishimkimit të buxhetit

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 16:37
Kuvendi i Maqedonisë

Përplasjet mes pushtetit dhe opozitës për nevojën e rishikimit të buxhetit vazhduan edhe në debatin e sotëm parlamentar. Deputetët mes vete u akuzuan se kush është fajtor për ndryshimet në arkën shtetërore pasi me rishikimin për disa zëra janë shkurtuar e për disa janë rritur paratë që do të ndahen nga buxheti.

“Është turp të mos shpjegoni se në këtë rishikim shkurtohet çdo gjë që duhet të sjellë dobi për qytetarët e Maqedonisë sepse nuk ka të ardhura të mjaftueshme, ndërsa do të shpenzoni atje ku janë çmenduritë, për atë që shëtitë nëpër Maqedoni”, tha Stojko Paunovski, LSDM.

“Kolegë Paunovski nëse për ju nuk janë në dobi të qytetarëve investimet kapitale në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe komunale, infrastrukturën arsimore dhe shëndetësore, për qytetarët janë. Nëse për ju nuk janë të dobishme pagesa e rrogave, pensioneve, dhe transferove sociale, për qyetatrët janë”, us hpreh Dragan Cuklev.

“Për universitetin “Nënë Tereza” në rishikim keni vetëm 10 milion denarë, kjo është për rroga, për disa shërbime të mallrave rreth dy milion denarë, këto janë para për një institut apo institucion të vogël që nuk është në përputhje të fakultetit shtetëror”, tha Lubisha Nikoliq, LSDM.

“Thoni se nuk është fajtor opozita për këtë rishikim dhe për ambientin ekonomik në Maqedoni dhe se fajtor është qeveria e VMRO-DPMNE-së. Po të ishte fajtore qeveria, Maqedonia nga viti 2007 deri në vitin 2015 nuk do të kishte normë të lartë të rritjes. Po të ishte fajtor qeveria nuk do të kishte nivel historik më të lartë të investimeve kapitale”, u shpreh Dragan Cuklev, VMRO-DPMNE.

Më shumë amendamente gjegjësisht mbi 300 që nuk u pranuan, dorëzoi PDSH-ja opozitare. Nga kjo parti akuzuan se me rishikimin janë shkurtuar mjetet për të gjitha projektet të rëndësishme për shqiptarët. Me rishikimin rritja ekonomike është reviduar nga 4 në 2.3% ndërsa deficiti është thelluar nga 3.2 në 3.6%. Shkurtime më të mëdha ka tek mjetet për investime kapitale me rreth 50 milion euro ndërsa janë rritur shumat për pensione dhe asistencë sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat