Qeveria huazon 9,2 milionë euro të reja

Maqedonia

Qeveria huazon 9,2 milionë euro të reja

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 18:13
Ilustrim

Ministria e financave sot ka marrë hua plotësuese në terren vendor. Nga bankat vendore përmes ankandeve të letrave shtetërore me vlerë dhe obligacioneve ministria e financave ka marrë hua prej 9,2 milionë euro.

Në këtë ankand janë ofruar regjistra 3 dhe 6 mujorë dhe obligacione 15 vjeçare.

Që ditën e nesërme sipas kalendarit të Ministrisë së financave, Qeveria duhet të kthejë në ekonominë e vendit 18,3 milionë euro.

Borxhi i përgjithshëm publik në fund të vitit 2015 është 46,5 për qind nga BPV ose 4,2 miliardë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat