Minovski: “Ministri Xhaferi ka vënë firmën e tij për borxhin e ri”

Maqedonia

Minovski: “Ministri Xhaferi ka vënë firmën e tij për borxhin e ri”

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 21:03
Valdet Xhaferi

MInistri i finansave ka deklaruar se Ministri i drejtësisë nga radhët e BDI-së Valdet Xhaferi paraditën e sotshme ka vënë firmën e tij në dokumentin me të cilin jepet pëlqim se borxhi i ri i Maqedonisë prej 450 milion euro është në pajtim me ligjet vendore, shkruan Fakte. Ditë më parë ministri Xhaferi deklaroi se ministria që ai drejton nuk ka dhënë pëlqim për borxhin, duke kundërshtuar kështu zëvendësen e tij nga radhët e VMRO-së Biljana Brishkoska-Boshkovski.

BDI para qytetarëve ka kundërshtuar borxhin e ri prej 450 milion euro të cilin VMRO me çdo çmim tentuan ta marrin dhe e morën, duke shitur euro obligacion, edhepse fillimisht ky transakcion u bllokua nga partia opozitare LSDM duke e paraqitur borxhin si antiligjor. Megjithatë, në fund si duket BDI nuk mund të rezistojë në asnjë nismë të VMRO-së, dhe kështu ka aprovuar edhe borxhin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat