Partitë arritën pajtueshmëri për ligjet

Maqedonia

Partitë arritën pajtueshmëri për ligjet

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 10:03
Ilustrim

Partitë politike në Maqedoni parimisht arritën pajtim rreth përmbajtjes së të gjitha ligjeve që duhet të miratohen në kuvend si rezultat i Marrëveshjes politike të 20 korrikut.

Pas bisedimeve maratonë që u zhvilluan në Ministrinë e Drejtësisë, VMRO dhe LSDM konfirmuan se janë finalizuar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me mediat, Qeverinë kalimtare dhe Ministrinë e Brendshme.

Sipas përfaqësuesve politik, ligjet së shpejti do të gjenden përpara deputetëve për t’u miratuar në afatin e parashikuar me marrëveshjen e fundit politike.

Në bazë të Marrëveshjes politike, reformat në media parashikojnë formimin e një trupi rregullator i cili do të monitorojë mediat 100 ditë përpara zgjedhjeve.

Ky trup do të përbëhet nga 5 anëtarë. Secila parti do të propozojë nga një, ndërsa anëtari i pestë do të emërohet me konsensus nga të gjitha palët. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat