Ivanov: Mund të pritet fluks i dytë refugjatësh, rajoni i kërcënuar nga terrorizmi

Maqedonia

Ivanov: Mund të pritet fluks i dytë refugjatësh, rajoni i kërcënuar nga terrorizmi

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 17:35
Gjorge Ivanov

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, në shoqërim të shefit të SHM-së së ARM-së, gjeneral-nënkolonelit Metodija Veliçkovski, sot i vizitoi pjesëtarët e ARM-së të angazhuar në kufirin jugor.

Ivanov me këtë rast ka thënë se forcat maqedonase të sigurisë janë të gatshme për fluks të dytë eventual të emigrantëve, njoftojnë mediat e Shkupit.

“Edhe pse ruta ballkanike është mbyllur disa muaj, Armata konstaton rritje të numrit kalime të paligjshme të kufirit shtetëror dhe paraqitje të fshehjes së migrantëve përmes territorit tonë. Armata së bashku me policinë kanë penguar 18.000 kalime të paligjshme”, ka thënë Ivanovi.

Duke pasur parasysh se vetëm Ballkani ka rreth 1.000 luftëtarët të huaj në luftërat në Siri, ndërsa 60 për qind prej tyre janë kthyer, sipas Ivanovit, edhe rajoni nuk është përjashtuar nga aktet e mundshme terroriste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat