Këshilli penal e refuzoi ankesën e PSP për Jankuloskën

Maqedonia

Këshilli penal e refuzoi ankesën e PSP për Jankuloskën

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 18:33
Gordana Jankuloska

Këshilli penal i Departamentit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës themelore Shkupi 1, duke vepruar sipas ankesës së PSP, kundër vendimit të gjykatësit për procedim paraprak të datës 18.7.2016, me të cilën ishte refuzuar propozimi i PSP për përcaktimin e masës së kujdesit kundër Gordana Jankuloska, e përfshirë në lëndën e PSP të njohur si “Fortesa”, ka sjellë vendim me të cilin ankesa refuzohet si e pabazë, ndërsa vendimi i gjykatëses për procedim paraprak vërtetohet, ka njoftuar Akademik, duke u thirrur në Gjykatën penale.

Gjykatësja e procedimit paraprak, Aleksandra Pop Stefanija, ka konsideruar se nuk ekziston bazë për shqiptimin e masës së kujdesit për ish ministren e brendshme, Gordana Jankuloska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat