Qytetarët e Maqedonisë të revoltuar për mungesën e barnave me recetë

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë të revoltuar për mungesën e barnave me recetë

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 21:58
Ilustrim

Qytetarët e Maqedonisë ankohen se nuk mund t’i marrin me recetë barnat që ua shkruajnë mjekët e tyre amë, pavarësisht se të njëjtat gjenden nëpër barnatore. Ata thonë se është e çuditshme se si të njëjtat barna ofrohen për t’i blerë me para ndërsa me recetë jo. Një pjesë e pacientëve madje thonë se nuk e marrin terapinë që ua shkruan mjeku për shkak të mungesës së mjeteve financiare.

“Shumë rëndë, deri më 20- tshin ka, nëse nuk vrapojmë deri me 19shin t’i blejmë atëherë duhet të presim deri në fillim të muajit. Prandaj unë ruaj rezerva nga pak që të mund t’i marr që të mos pres pastaj dhjetë ditë pa mos i pirë , njeriu vdes deri atëherë”.

“Është shumë vështirë…Me recetë më thonë s’ka ndërsa me pagesë privat më thonë ka, në të gjitha barnatoret ashtu thonë. Kam kërkuar barna për shtypjen, për zemrën , më thonë vetëm privat, me recetë jo”.

“Me recetë nuk më kanë dhënë më kanë thënë se s’ka. Unë jam invalid dhe jam interesuar, edhe shoqen e kam të sëmurë prej tensionit, disa receta gjinden disa nuk gjinden. Pa terapi s’mundemi të qëndrojmë as unë as shoqja ndokund gjejmë ndokund jo, edhe me rroga jemi dobët “.

“Kam qenë te mjeku amë, ma ka dhënë recetën kam hyrë në barnatore edhe shtetërore dhe private , me recetë tha nuk kemi, më tha privat ka me recetë nuk ka, janë kryer. Cila datë jemi e pash, ishte 4shi deri me 5shin kemi tha. I fshehin nuk na i japin, pastaj i shesin të njëjtat barna. Dhimbjen e durojmë, barna nuk ka, privat mundet, në raft janë dhe me recetë thonë nuk ka”.

Pavarësisht ankesave të qytetarëve, drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Sasho Stefanovski mohon që një gjendje e tillë të vijë si pasojë e mos furnizimit me barna nga ana e Fondit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat