Tamara Çaushidis: Nëse hyni në sindikatë të rrejshme do të fitoni ndihmë të rrejshme

Maqedonia

Tamara Çaushidis: Nëse hyni në sindikatë të rrejshme do të fitoni ndihmë të rrejshme

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 22:59
Ilustrim

Kryetarja e Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punonjësve mediatik, Tamara Çaushidis thotë se anëtarësimi në sindikatë të rrejshme do të thotë edhe ndihmë e rrejshme.

„As ndjehemi të rrezikuar, as ndjejmë nevojë ta komentojmë sindikatën e re të gazetarëve. Kanë anëtarë, kanë misionin e tyre dhe le ta realizojnë. Ajo që është me rëndësi është që kolegët ta dinë se anëtarësimi në sindikatë është vullnetare, nëse hyni në sindikatë të rrejshme do të merrni edhe ndihmë e rrejshme“, ka deklaruar Çaushidis nga SPGPM.

Përndryshe, SPGM ekziston tashmë gjashtë vite, ndërsa Sindikata e pavarur e gazetarëve do të funksionojë paralelisht me sindikatën ekzistuese.

Sipas Regjistrit Qendror, njeri i parë i Sindikatës së porsakrijuar të gazetarëve është zgjedhur Gradimir Markovski, i cili është redaktor i TV Nova. Ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të gazetarëve të TV21 për të folur rreth zgjedhjes së tij.

Anëtarë në këtë sindikatë janë edhe Ivona Talevska nga Sitel, Biljana Babiq nga Republika dhe Ivana Efremovski nga portali Kurir, të gjithë të njohur në opinion si media që mbështesin politikat qeveritare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat