Novakovski: Zgjidhjet hibride vështirë se do ta kthejnë besimin në Listën zgjedhore

Maqedonia

Novakovski: Zgjidhjet hibride vështirë se do ta kthejnë besimin në Listën zgjedhore

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 23:17
Aleksandar Novakovski

Me zgjidhje të këtilla hibride vështirë mund të kthehet besimi te Lista zgjedhore, ka thënë ish kryetari i KShZ, Aleksandar Novakovski.

Ai beson se do të shlyhen vetëm një numër i vogël regjistrimesh dhe përkujton se që në vitin 2011 ishin zbuluar 25 mijë votues të cilët nuk duhej të ishin në listën zgjedhore.

Novakovski po ashtu ka përkujtuar se Sistemi jonë zgjedhor njeh vetëm regjistrimin pasiv por jo edhe atë aktiv.

“Por sipas të gjithë ligjeve dhe konventave ndërkombëtare, shkelja më e rëndë e të drejtës për votë është nëse dikush shlyhet nga lista zgjedhore pa të drejtë”, ka komentuar Novakovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat