Dhurohen 24 mjete të reja për policinë kufitare të Maqedonisë

Maqedonia

Dhurohen 24 mjete të reja për policinë kufitare të Maqedonisë

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 13:01
Mjetet e reja

Policia Kufitare-Maqedoni sot ka marrë një donacion prej 24 automjeteve të reja nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (ONM) e cila do të forcojë kapacitetet e veta në trajtimin e krizës së refugjatëve dhe Migracionit. Vlera e përgjithshme e donacionit është rreth 700 mijë euro.

Ministri i Brendshëm Dimitar Çavkov, i cili së bashku me Zëvendës Ministrin Agim Nuhiu dhe Drejtorisë për Siguri Publike, Gorançe Savovski të cilët morën pjesë në dorëzimin e donacionit, dhe tha se ai do të vazhdojë të forcojë personelin me materiale-teknike si dhe bashkëpunim me organizatat dhe OJQ-të ndërkombëtare.

Çavkov bëri të ditur se presin mjete materiale dhe teknike nga BE-ja dhe Republika Çeke për Policinë Kufitare, ku do të ketë të rreth 100 automjete për qëllime të ndryshme.

Sipas Sonja Bozhinovska, kreu i zyrës së ONM-it në Republikën e Maqedonisë, këto mjete do të kontribuojnë dukshëm në forcimin e kapaciteteve të policisë kufitare që kanë të bëjnë me situatën komplekse të migracionit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat