Deputetët dhe ministrat e BDI-së lëshojnë Kuvendin dhe Qeverinë

Maqedonia

Deputetët dhe ministrat e BDI-së lëshojnë Kuvendin dhe Qeverinë

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 18:24
Kuvendi i Maqedonise

Ministrat dhe zëvendës-ministrat e  BDI-së, si dhe grupi parlamentar i integristëve, me përjashtim të dy-tre deputeteve, kanë lëshuar Kuvendin dhe Qeverinë. Ata nuk janë paraqitur në mbledhjen e sotme kushtuar pyetjeve të deputetëve, sepse kanë shkuar në varrimin e nënës së Ali Ahmetit në Zajaz. Huma Ahmeti 82 vjeçare, nëna e kryetarit të BDI-së, ka ndërruar jetë dje në mbrëmje.

Ahmeti disa herë është paraqitur në opinion me nënën e tij Humën. Njëherë janë paraqitur duke shkuar bashkë në votime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat