Gruevski: Nga java e ardhshme publikojmë shpalljet për pranimin e 350 punonjësve shëndetësor

Maqedonia

Gruevski: Nga java e ardhshme publikojmë shpalljet për pranimin e 350 punonjësve shëndetësor

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 18:30
Nikolla Gruevski

Afrohen zgjedhjet dhe kanë filluar të bëhen më të zëshme premtimet para zgjedhore. Këtë herë, kryetari i OBRM-PDUKM-së dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka premtuar punësimin e 350 punonjësve shëndetësor, publikimi i shpalljeve që për të njejtët do të fillojë javën e ardhshme.

“Nga ajo që jam informuar nga ministri i Shëndetësisë procedura për 350 punësimet e reja në shëndetësi tashmë ka filluar dhe pritet javën e ardhshme të publikohen shpalljet e para. Kryesisht do të punësohen mjekë dhe infermiere, por do të ketë edhe profile të tjera si laborantë, fizioterapeutë. Kjo do të thotë përforcim i fuqishëm në shëndetësinë e Maqedonisë, mbështetje më e madhe e pacientëve dhe shërbim më i mirë, ndërsa për shumë punonjës të shëndetit do të thotë mundësi për punësim dhe zgjidhje të problemit të tyre me papunësinë” premtoi Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat