Alarmante: Virusi HIV/AIDS përhapet me të madhe në Maqedoni, 20 raste të reja për 6 muaj

Maqedonia

Alarmante: Virusi HIV/AIDS përhapet me të madhe në Maqedoni, 20 raste të reja për 6 muaj

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 10:28
il

Situatë alarmante mbizotëron në spitalet e Maqedonisë ku janë detektuar edhe 20 raste të reja me viruset HIV dhe SIDA për 6 muajt e kaluar.

Se virusi përhapet me të madhe në Maqedoni flet edhe fakti se në vitin e kaluar ka pasur 32 raste ndërsa tani deri në muajin qershor janë detektuar 20 raste të reja.

Nga raporti i publikuar nga Instituti për shëndet publik thuhet se 5 raste të gjetura me virusin HIV e kanë trashiguar sëmundjen ndërsa 15 raste të reja janë evidentuar se me virusin vdekjeprurës janë infektuar nga marrëdhëniet me gjininë e njejtë, apo ndryshe siç njihet marrëdhëniet homoseksuale.

14 nga 20 personat e infektuar janë nga Shkupi kurse nga dy të infektuar ka edhe në Strugë, Prilep dhe Shtip. Personi më i moshuar i infektuar është 60 vjeçar. Në lidhje me gjininë e të infektuarve nga Instituti për shëndet publik thuhet se në 19 raste janë meshkuj të infektuar.

Nga viti 1987 kanë vdekur 80 persona nga Maqedonia nga ky virus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat