Edhe në Maqedoni do të ndjeken ”puçistët” të lidhur me grusht shtetin në Turqi

Maqedonia

Edhe në Maqedoni do të ndjeken ”puçistët” të lidhur me grusht shtetin në Turqi

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 13:41
Ilustrim

Dje ka pasur tubim mbështetës për gjendjen në Turqi ku organizata turke që veprojnë në Maqedoni kanë bërë apel që të pastrohen puçistët që tentuan grusht shtetin në Turqi.

Kryetari i lidhjes së shoqatave turke në Maqedoni Taksin Ibrahim në fjalimin e tij tha se edhe nga Maqedonia duhet të shporen ”puçistët” pasi Maqedonia është vendi i preferuar i Osmanlinjve. ”Vetëm për informimin tuaj, tradhëtarë ka edhe në Maqedoni që kanë ardhur nga Turqia dhe të gjithë së bashku duhet t’i pastrojmë nga vendbanimet tona. Si djem të Fatihut, për ne është mëkat që të jemi nikoqir të tradhëtarëve. Detyrë e kemi t’i shporim nga Rumelia, vendi i preferuar i Osmanlinjëve.” tha mes tjerash Ibrahim.

Para të pranishmëve foli edhe ambasadori i Turqisë në Maqedoni Ömür ?ölendil i cili tha ‘Para se gjithash, kombi turk e pengoi grusht-shtetin. Populli tregoi solidaritet historik dhe doli në rrugë ku ishin të vendosur dhe të fortë kundër grusht-shtetit. Pavarësisht nga qëndrimet e tyre politike, qytetarët guximshëm ndaluan para tankeve dhe i mbrojtën të drejtat e tyre demokratike. Kemi dëshmi të forta, përkrahje me deklarata nga autorët, se tentativa për Puç ishte e përgatitur nga organizata terroriste e Fetulla Gylen (FETO). Ishte e qartë se grupet e lidhura me FETO të cilët veprojnë në Turqi kishin për qëllim ta përmbysin Kryetarin e zgjedhur dhe Qeverinë, me qëllim për ta imponuar agjendën e tyre te populli turk. Të gjithë e kanë të qartë se rezultate të tilla do të sillnin pasoja katastrofale jo vetëm për Turqinë, por për të gjithë rajonin’, tha ambasadori ?ölendil.

Ambasadori poashtu ka falenderuar qeverinë e Maqedonisë dhe qytetarët e Maqedonisë për mbështetjen e fortë kundër grusht-shtetit në Turqi.

Të pranishëm në tubim ishin edhe ministrat të komunitetit turk dhe boshnjak Nexhdet Mustafa dhe Furkan Çako, profesori universitar Metin Izeti, ish-zv-kryeministri Imer Selmani dhe figura tjera.

Në tubim ka pasur rreth 500 persona, që e filluan mbështetjen me himnin e Maqedonisë dhe të Turqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat