‘Rasti i Kumanovës’, keqtrajtimi i të akuzuarve alarmon ndërkombëtarët

Maqedonia

‘Rasti i Kumanovës’, keqtrajtimi i të akuzuarve alarmon ndërkombëtarët

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 16:02
Pamje nga seanca

Njoftimet për keqtrajtimin e të akuzuarve në rastin e Kumanovës kanë tërhequr vëmendjen edhe të faktorit ndërkombëtar. Avokati mbrojtës Naser Raufi konfirmoi se ambasadat e huaja në vend, veçanërisht ajo amerikane e kontaktojnë shpesh herë për të mësuar të vërtetën rreth informatave për brutalitetin policor që ushtrohet ndaj të akuzuarve në këtë rast.

Raufi njoftoi se një ditë më parë kishte kërkuar edhe ndërrimin e trupit gjyqësor pasi e kishte penguar që ti parashtronte pyetje dëshmitarit të koduar. Sipas Raufit, mënyra e vetme për zbardhjen në tërësi të këtij rasti është kalimi i tij te Prokuroria Speciale.

Nga ana tjetër Prokuroria Speciale, nuk e ka konfirmuar, por as e mohoi mundësinë që ky Institucion të hetojë rastin e Kumanovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat