“Fokus”, Spasov nuk është vrasësi i vërtet i Martin Neshkovskit

Maqedonia

“Fokus”, Spasov nuk është vrasësi i vërtet i Martin Neshkovskit

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 22:27
Igor Spasov

Javorja Fokus ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale ka zbuluar gjurmët e vrasësit të vërtetë të Martin Neshkovskit. Sipas informacioneve të gazetës, Igor Spasov nga i dënuar për vrasje, është bërë dëshmitar në procedurën që e udhëheqë Specialja.

Shkruan se nga raportet e deri tanishme të pakonfirmuara, në mbrëmjen e 5 qershorit të vitit 2011, gjatë festimit të fitores së VMRO-DPMNE-së, person tjetër, dhe jo Igor Spasov e ka goditur për vdekje Martin Neshkoskin.

Prokuroria Speciale ka ardhur deri në informacione se Neshkovski është goditur në kokë, jo në sheshin e Shkupit, por në një vend tjetër, ndërsa rrëmuja me Spasovin është zhvilluar në sheshin e Shkupit. Autopsia e trupit tregoi se goditja në kokën e djalit ka qenë fatale.

Edhe Spasov në gjykatë pohoi se nuk e kishte goditur Martinin në kokë. Ai tri herë ka qenë i thirrur në nga ekipi i Janevës, megjithatë jo si i dyshuar, por si dëshmitarë pohon Fokus. Pjesëtari i njësitit special Igor Spasov është dënuar me 14 vjet burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat