Në Maqedoni organizohen aktivitete me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë

Maqedonia

Në Maqedoni organizohen aktivitete me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 12:40
Nena Tereza

Maqedonia do ta shënojë shenjtërimin e Nënës Terezë me një varg aktivitetesh që janë përgatitur në mënyrë të dinjitetshme.

Sipas informacioneve, në Shkup do të mbahet Festa Atdhetare, e quajtur si ”Muaji i Shën Nënë Terezës”, që do të përcillet me program të pasur aktivitetesh dhe manifestimesh.

Një aktivitet është paraparë edhe për 4 shtatorin, ditën e shenjtërimit të Nënës Terezë. Ky aktivitet do të mbahet në shtëpinë muze të Nënës Terezë. Një akademi solemne do të mbahet edhe në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), si edhe një akademi në fakultetin filozofik në Shkup.

Gjithashtu do të organizohen edhe veprime humanitare, ku aktiviteti kryesor do të mbahet në sheshin ”Maqedonia”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat