Apel për kujdes në komunikacion në Maqedoni

Maqedonia

Apel për kujdes në komunikacion në Maqedoni

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 15:59
Ilustrim

Këshilli republikan për siguri në komunikacion rrugor (KRSKRR), në prag të fundjavës dhe festës së 2 gushtit, apelon te pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë maksimalisht të përgjegjshëm dhe të vëmendshëm.

Ky këshill kërkon që të respektohetn rregullat e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës dhe kufizimet sipas sinjalistikës. Atyre që udhëtojnë gjatë, u kërkohet që ta organizojnë udhëtimin e tyre, pra të pushojnë paraprakisht për të qenë në gjendje ta përballojnë udhëtimin, të mos udhëtojnë në kohën kur temperaturat ditore janë të larta, të bëjnë ndalesa të herë pas hershme dhe të jenë të përqëndruar në komunikacion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat