Dimitriev: Dalja e vetme nga kriza politike janë zgjedhjet

Maqedonia

Dimitriev: Dalja e vetme nga kriza politike janë zgjedhjet

Më: 3 gusht 2016 Në ora: 14:50
Emill Dimitriev

Sot i bashkojmë dy Ilindenët dhe i shprehim respekt i gjeneratës së Ilindenit, ashtu edhe gjeneratës së KAÇKM-së. Sot Maqedonia dhe maqedonasit çdokund në botë shënojnë 113 vite të Kryengritjes së Ilindenit dhe 72 vit të KAÇKM-së, data, pesha e të cilave krijon përgjegjësi edhe ndaj paraardhësve tanë dhe ndaj gjeneratave ton të ardhshme, ndërsa për Maqedoninë, përgjegjësia duhet të jetë më e madhe, përkushtimi – më i fuqishmi, dashuria për punën – e pakursyeshme ndërsa fryma – e pathyeshme, tha kryeministri Emill Dimitriev në fjalimin e tij në shënimin qendror të 2 Gushtit – Ilindenit në “Meçkin Kamen” në Krushevë.

“Duhet të tregojmë vullnet të mirë dhe vetëdijesim për dalje nga kriza politike, duke treguar me atë edhe vetëdijesim dhe dëshirë për kthim të shtetit në rrugën normale dhe përkushtim të plotë të punës drejt realizimit të projekteve dhe veprave në interes të qytetarëve. Drejt fokusimit të plotë të zgjidhjes së problemeve të qytetarëve, por edhe drejt përkushtimit të plotë të përmbushjes së prioritetit tonë kulmor për integrim të plotë në NATO dhe në BE, përkatësisht marrjen e anëtarësimit të barabartë në NATO dhe fillimin e negociatave inkuadruese për anëtarësim në BE, për çka kemi edhe konsensus politik dhe mjaft reforma të realizuara dh kapacitete të dëshmuara”, nënvizoi Dimitriev.

Mu për këtë arsye, shtoi, sot bëjmë thirrje për vetëdijesim dhe ndërgjegjësim në procesin e zgjidhjen e krizës politike dhe daljen nga ajo, në të cilin prioritet i vetëm duhet të jenë interesat shtetërore dhe interesat e qytetarëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat