Kumanovë, pritje për të kaluar hekurudhën

Maqedonia

Kumanovë, pritje për të kaluar hekurudhën

Më: 6 gusht 2016 Në ora: 08:47
Pamje nga videoja

Këto kolona të veturave lënë përshtypjen se bëhet fjalë për pritje të gjata në ndonjë vendkalim kufitarë. Por, në fakt shoferët e këtyre makinave po presin për të kaluar hekurudhën në fshatin Llopat, që lidh Komunën e Kumanovës me atë të Likovës. Pritjet e gjata për të kaluar shkaktohen pasi punimet për ndërtimin e kalimit mbi hekurudhë janë ndërprerë prej kohësh. 

Kamera e Alsat M filmoi nervozizmin e shoferëve që humbin shumë kohë për të kaluar mbi hekurudhë dhe ankohen se makinat e tyre pësojnë defekte të shpeshta për shkak të infrastrukturës së shkatërruar.

“Unë çdo ditë udhëtoj gjatë kësaj rruge, dhe duhet të kihet kujdes se me të vërtetë janë shkatërruar rrugët dhe nuk interesohet askush, ju kisha apelu sepse kjo është nevojë e qytetarëve dhe të kenë parasysh se ne me një page mesatare duhet ti rregullojmë turat ndoshta edhe për çdo ditë”.

“Probleme kemi mjaft, problem është kjo rruga e cila na i shkatërrojë makinat, jo vetëm mua por të gjithë banorëve të komunës Likovës, edhe nuk kemi ku të ankohemi, veturat na u shkatrruan gati cdo muaj i servisojmë”.

“Problemi i kësaj rruge gjithmonë ka qenë kështu asnjëher nuk është përmirsu, makinat i shkatrrum, nuk ka asgjë prej këtij shteti, ndonjëherë ndoshta kur të vie ndonjë person më i duhur e rregullon”.

“Çdo automjet amortizohet si rezultat i dëmtimit të këtij vend kalimi hekurudhorë, organet kompetente nuk kanë marrë asnjë iniciativë për rregullimit e këtij kalimi”.

Situata është rënduar edhe më tepër me ardhjen e mërgimtarëve. Deri tani institucionet përgjegjëse nuk kanë treguar aspak interes për të zgjidhur këtë problem. Banorët e kësaj zone ankohen se ndonjëherë ndodhë që të presin nga 30 minuta që të kalojnë mbi hekurudhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat