Identifikohen 21 viktimat në Maqedoni, 7 janë shqiptarë

Maqedonia

Identifikohen 21 viktimat në Maqedoni, 7 janë shqiptarë

Më: 7 gusht 2016 Në ora: 09:12
Përmbytjet

(E plotësuar) - Janë identifikuar 21 viktimat të cilat humbën jetën gjatë vërshimet të cilat kapluan Maqedoninë të shtunën.

Në mesin e viktimave është edhe një fëmijë i moshës 8 vjeçare.

  Janë identifikuar shumica e viktimave nga vërshimet në SHKUP.

Alsat ka publikuar listën e plotë:

1. Bajram Mustafa i lindur më 02.09.1949, rruga “Anton Popov” nr.10

2. Enes Mustafa i lindur më 06.06.2014, rruga “Anton Popov” nr.10

3. Katerina Mitrova e lindur më 14.08.1933, rruga “Konstantin Petkoviq” nr. 31

4. Gjillmez Muharremi i lindur në vitin 1940, rruga “Alija Avdoviq” nr.22

5. Nade Ilievska e lindur në vitin 1955 në rrugën”35” fshati Stajkovcë

6. Bllaga Jovevska e lindur në vitin 1941 nga fshati Smillkovcë

7. Murat Saiti, i lindur në vitin 1957 nga Hasanbegu

8. Zemrije Sinani e lindur në vitin 1985 me vendbanim në rrugën “Alija Avdoviq”

9. Marina Velinovska e lindur në vitin 1977 nga Kriva Pallanka

10. Jovan Velinovski, fëmijë nga Kriva Pallanka

11. Zhaklina Bozhinovska e lindur në vitin 1973 nga Kumanova

12. Furkan Fejzullahu i lindur në vitin 1987 nga Hasanbegu

13. Sasho Mitkovski i lindur në vitin 1971 nga fshati Creshevë

14. Qazim Iseni i lindur në vitin 1933 nga Hasanbegu

15. Lubica Dimçevska i lindur në vitin 1935 nga fshati Creshevë

16. Sllavka Iliq e lindur në vitin 1956 me vendbanim në rrugën Sipo Cerrne numër 73

17. Tomislav Iliq i lindur në 1950

18. Mirko Mitkovski i lindur në vitin 1949 nga fshati Creshevë

19. Dostana Dimitrievska e lindur në vitin 1974 në rrugën Crnotravska, Tetovë

20. Ubavska Jovevska, e lindur në vitin 1965 fshati Stajkovc

21. Një fëmijë tetëvjeçar

 Në mesin e viktimave është edhe një fëmijë 2 vjeçar shqiptar.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar se deri tani janë regjistruar 22 viktima nga vërshimet në Shkup dhe rrethinë. Deri tani Alsat-M njofton për identitetin e 13 viktimave.

Në mesin e viktimave është edhe një fëmijë 2 vjeçar shqiptar.

Viktimat e identifikuara deri tani nga vërshimet

Bajram Mustafa i lindur më 02.09.1949, rruga “Anton Popov” nr.10

Enes Mustafa i lindur më 06.06.2014, rruga “Anton Popov” nr.10

Katerina Mitrova e lindur më 14.08.1933, rruga “Konstantin Petkoviq” nr. 31

Gjillmez Muharremi i lindur në vitin 1940, rruga “Alija Avdoviq” nr.22

Nade Ilievska e lindur në vitin 1955 në rrugën”35” fshati Stajkovcë

Bllaga Jovevska e lindur në vitin 1941 nga fshati Smillkovcë

Murat Saiti, i lindur në vitin 1957 nga Hasanbegu

Zemrije Sinani me vendbanim në rrugën “Alija Avdoviq”

Marina Velinovska e lindur në vitin 1977 nga Kriva Pallanka

Jovan Velinovski, fëmijë nga Kriva Pallanka

Zhaklina Bozhinovska e lindur në vitin 1973 nga Kumanova

Furkan Fejzullahu i lindur në vitin 1987 nga Hasanbegu

Sasho Mitkovski i lindur në vitin 1971 nga fshati Creshevë

Policia dhe ushtria janë duke evakuar, shpëtuar dhe duke punuar në terren për t’u kujdesur për njerëzit nga lagjet e vërshuara.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar se deri tani janë regjistruar 22 viktima nga vërshimet në Shkup dhe rrethinë.

Deri tani ka edhe 5 të zhdukur, ndërkaq dëmet në amvisëri janë të mëdha. Edhe komunikacioni zhvillohet me vështirësi.

Gjithashtu bëhet e ditur se deri tani, nga rajonet e përmbytjeve janë tërhequr apo zhvendosur mbi 1000 banorë. Drejtuesit e Komitetit për menaxhim me krita i kanë propozuar qeverisë të spallë gjendje krize 15 ditore në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës. Deri tani policia në bashkëpunim me qytetarët ka identifikuar 20 trupa të vdekur.

 Përmbytjet në Maqedoni/ 20 të vdekur deri më tani në Hasanbeg, 10 prej tyre janë shqiptarë

20 të vdekur deri më tani në Hasanbeg, numri vazhdon të rritet. Siç raporton gazetari i portalit TetovaSot nga Hasnabegu familjet të trishtuara dhe shumë lot vazhdojnë për të gjetur të afërmit.

Siç mësoi meduia nga 20 të vdekur 10 për momentin janë shqiptarë ku siç rrëfeu banori i Hanbegut kanë përjetuar tmerr njet sikur Cunami.

Shkaku është te unaza e jo te liqeni . Uji është mbledhur aty dhe ka shpërthyer përmby autoban dhe ka ardhur si Cunami.

“Deri në këto momente janë dy pleq shqiptarë njëri në Kamenik, dhe një plakë, është humbur një burrë shqiptarë me tre vajzat e veta dhe shoqen, pastaj prej  në autoban e ka pru uji një burrë shqiptarë nga Xhon Kenedi sepse kufoma ka ardhë në oborin tonë dhe në xhep e kishte një letërnjoftim të një gruae shqiptare që rezulton të jetë edhe ky shqiptarë” shperhet me trishtim banori i Hasnbegut.

Ndryshe jozyrtarisht thuhet se janë deri në 30 persona të vdekur.

Image

 

Së paku 15 të vdekur nga vërshimet në Maqedoni

Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në Shkup, e kanë humbur jetën 15 persona, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Liza Bendevska, nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë.

“Deri më tani kemi 15 viktima nga shirat e mbrëmshme, 22 janë të lënduar, përderisa 6 llogariten të humbur dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre . Të gjitha viktimat janë nga Hasanbegu, Haraçina dhe Stajkovci”, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë Liza Bendeska, zëdhënëse dikasterit të policisë.

Mësohet se viktimat e goditura nga vërshimet, si pasojë e motit të ligë, janë nga lagja Hasanbeg e Shkupit dhe fshatrat e rrethinës së Shkupit; Harqinë dhe Stajkovc.

Gjatë natës së kaluar, por edhe sot, ekipet e Shtabit për Siguri dhe Shpëtim të qytetit të Shkupit po intervenojnë për t’u pastruar rrugët e bllokuara nga reshjet e shiut.

“Për momentin të gjitha ekipet e Shtabit janë në terren dhe po punojnë për ta lehtësuar komunikacionin”, theksohet në komunikatën për media nga qyteti i Shkupit.

Me këtë rast, u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë e tyre dhe bllokojnë rrugët edhe ashtu të pakalueshme në këto lagje.

“Këtu është më kritike, duke pasur parasysh nga lagjia “Crna Gora” përmes Buliçanit erdhi sasi e madhe e ujit dhe është shpërndarë në Hasanbeg, dhe më pas ka shkuar në Inxhikovë.”

“Prezent janë ekipet e policisë dhe ushtrisë, zjarrfikësit dhe kompanitë private janë të përfshira me makinat e tyre, duke bërë gjithçka që munden."

"Qëllimi ynë është për të thyer rreth-rrotullimin, sepse ka rrëshqitje të tokës...shumë automjete dhe makineri janë sjellë për të pastruar rrugën”, ka deklaruar për mediet kryetari i qytetit të Shkupit, KoceTrajanovsnki, pasi ka vizituar pjesët e goditura nga vërshimet.

Përderisa banorët e lagjes Hasanbeg të Shkupit, duke rrëfyer tmerrin që kanë kaluar gjatë natës së kaluar, thonë se ndërtimet pa plan urbanistik dhe mos pastrimi i kanaleve ka bërë që uji të del nga rrjedhat e kanalizimeve, duke shkaktuar vërshimet. 

Image

 

Zyrtare: 15 viktima nga moti i lig në Maqedoni

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, ka konfirmuar, se si pasojë e motit të lig, kanë humbur jetën 15 persona.

Alsat M raporton se viktimat janë nga Haraçina, Singeliqi dhe Stajkovci, që janë vendet më të goditura nga moti i lig, që ka mbretëruar mbrëmë.

Nga reshjet, janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, ndërsa shumë banorë kanë mbetur të bllokuar nëpër fshatra


Ankth në Shkup, katastrofa e djeshme mund të përsëritet
 

Shkupi po përjeton një situatë kaosi, një ditë pas katastrofës natyrale që goditi rajonin. 
Dje u regjistruan reshje shiu me 33 litra për metër katror dhe pati më shumë 800 goditje rrufesh, gjendje kjo shumë larg normales. 
Sinoptikët thonë se do të ketë sërish reshje shiu me intensitet të lartë në rajonin e Shkupit dhe në pjesën perëndimore të Maqedonisë.
Kjo gjë ka shkaktuar ankth tek qytetarët, edhe pse Presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov ka thirrur ushtrinë për të ndihmuar në evakuimin e banorëve nga lagjet më të dëmtuara dhe për të qenë në gadishmëri.

Image

 

Dyshohet për 5 viktima

Gazetari nga Shkupi, Muhamed Zekiri në rrjetin e tij social në Facebook, ka informuar se bilanci i viktimave nga përmbytjet në Shkup, jo zyrtarisht mendohet të jetë 5 viktima.

“Jozyrtare bilansi i vërshimeve ne Shkup është 5 viktima”, shkruan Zekiri në fb.

Nuk ka ende konfirmim as nga policia dhe as nga Qendra për menaxhim me kriza që u formua pas përmbytjeve të stuhishme në Shkup.

Ekipet e policisë, ARM-së, zjarrfikësve dhe shumë ekipet tjera kanë dalë në terren për të ndihmuar qytetarët e rrezikuar nga përmbytjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat