Gruevski ndërpret pushimet në Turqi pas vërshimeve në Shkup

Maqedonia

Gruevski ndërpret pushimet në Turqi pas vërshimeve në Shkup

Më: 7 gusht 2016 Në ora: 16:24
Nikolla Gruevski

Për shkak të situatës me stuhitë e forta që përfshiu rajonin e Shkupit, dhe sipas të dhënave zyrtare humbën jetën 20 persona, lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka ndërprerë pushimet e tij në Turqi dhe kthehet në Maqedoni.

“Kreu i VMRO-DPMNE ndërpret pushimet verore në Turqi dhe do të kthehet në shtëpi për të ndihmuar në ballafaqimin e pasojave të rënda të stuhisë që goditi dje Maqedoninë si kur më parë. Parashihet që menjëherë pas arritjes së Gruevskit në vend ai të drejtohet tek zonat më kritike të prekura nga përmbytjet dhe në terren drejtpërdrejtë të ndjek situatën”, mëson portali Kurir.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat