Pas vërshimeve, BE e gatshme të ndihmojë Maqedoninë

Maqedonia

Pas vërshimeve, BE e gatshme të ndihmojë Maqedoninë

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 09:37
Vërshimet

Bashkimi Evropian tregoi gatishmëri që t'u ndihmojmë autoriteteve të Maqedonisë në ballafaqimin me pasojat nga moti i ligë në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës.

"Në këto momente të rënda, BE është e gatshme t'u ndihmojë autoriteteve përmes mekanizmit për mbrojtje civile të Unionit, nëse një ndihmë e tillë është e nevojshme", theksohet në kumtesën e delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup.

BE u shpreh ngushëllim familjeve që i kanë humbur më të dashurit e tyre gjatë vërshimeve dhe shfaq shpresë për shërim të shpejtë të të gjithë të lënduarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat