Nuk e përballojnë humbjen e më të afërmve: Tre persona vdesin nga sulmi në zemër në Maqedoni

Maqedonia

Nuk e përballojnë humbjen e më të afërmve: Tre persona vdesin nga sulmi në zemër në Maqedoni

Më: 10 gusht 2016 Në ora: 07:34

Këtyre ditëve Maqedonia është e mbuluar në të zezë, rrugëve mund të shihen fytyra të brengosura, të pikëlluara dhe në mendime. Tërë kohën dhe gjithandej flitet për fatkeqësinë e cila i goditi banorët e rrethit të Shkupit dhe Tetovës.

Familjet kanë humbur të afërmit e tyre të cilët ishin nisur ose ktheheshin nga pushimet, kanë humbur njerëz të cilët ishin nisur për në punë.

Vërshimet e rrëmbyeshme kanë shkatërruar mijëra shtëpi, të mbjella, njerëzit nuk kanë ku të strehohen, nuk kanë rrymë elektrike e as ujë, nuk kanë ushqime dhe veshmbathje të mjaftueshme.

Por, më të prekur janë familjet të cilët i varrosën më të afërmit e tyre, 22 viktimat e vërshimeve, në mesin e të cilëve edhe fëmijë.

Mediat vendore kanë raportuar se nga pikëllimi tepër i madh tre persona që kanë humbur më të afërmit e tyre kanë ndërruar jetë nga sulmi në zemër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat