MJ i Austrisë: Nuk do i lëmë në baltë personat e përmbytur, ndihmë gjysmë milion euro Shkupit

Maqedonia

MJ i Austrisë: Nuk do i lëmë në baltë personat e përmbytur, ndihmë gjysmë milion euro Shkupit

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 10 gusht 2016 Në ora: 14:39
Pamje nga përmbytjet në Maqedoni

Nga fondi për krizat e jashtme, Austria do ndihmojë Maqedoninë me 500.000 euro pas përmbytjeve dhe vërshimeve që kapluan disa lagje dhe rrethinën e Shkupit, shkruan media austriake wetter.at, përcjell botasot.info.

Lajmi është konfirmuar edhe nga ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz (ÖVP), ditën e mërkurë. Paratë do dorëzohen përmes Kryqit të Kuq dhe do shfrytëzohen kryesisht për ujë të pijshëm, ushqime, artikuj higjienikë, shtretër dhe veshmbathje. Kurz e ka quajtur Maqedoninë si “partner të rëndësishëm”, dhe kjo vjen pasi shteti i vogël ballkanik ka luajtur rol esencial në krizën e refugjatëve.

“Nuk duhet ti lamë në baltë njerëzit në këtë gjendje,” tha mes tjerash Kurz. Nga vërshimet që ndodhen para pak ditësh në Shkup vdiqën sëpaku 22 persona, ndërsa dëmet materiale llogariten në disa miliona euro./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat