Nga sot fillojnë regjistrimet për vitin e ri akademik në Maqedoni

Maqedonia

Nga sot fillojnë regjistrimet për vitin e ri akademik në Maqedoni

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 09:39
Ilustrim

Në universitet shtetërore nga sot do të fillojnë regjistrimet për vitet e para në ciklin e studimeve bachelor për vitin akademik 2016/2017.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftohet se deri tani ka 24.356 vende të lira, nga të cilat 13.536 janë për student të rregullt me kuotë shtetërore, ndërsa 7.327 studentë me vetë mbulim të studimeve.

Më shumë vende të lira ka në Universitetin më të vjetër në Maqedoni Kiril dhe Metodij, ku gjithësejt do të duhet të regjistrohen 10.535 studentë të rinj.

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës ka 4.600 vende të lira.

Në universitetin ”Sveti Kliment Ohridski” në Manastir ka 3.543 vende të lira.

Në universitetin ”Goce Delçev” në Shtip ka 5.238 vende të lira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat